“Nëse do ishim në NATO, nuk do kishte luftë”| Zelensky: Po na mbaron durimi

Bota

“Nëse do ishim në NATO, nuk do kishte luftë”| Zelensky: Po na mbaron durimi

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:36
Volodymyr Zelensky

Presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar dhe njëherë ndaljen e tij të fundit publike se nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s nuk do të kishte pasur asnjë konflikt me Rusinë.

Sipas liderit ukrainas, nëse shteti i tij do i ishte bashkuar më herët aleancës, Vladimir Putin nuk do të kishte nisur pushtimin.

“Nëse Ukraina do të kishte qenë pjesë e NATO-s para luftës , nuk do të kishte pasur asnjë konflikt”, ka thënë Zelensky.

Nga na e tij, Vladimir Putin ka deklaruar hyrja e Ukrainës në NATO, e justifikon plotësisht luftën në Ukrainë.

Ndërkohë më herët presidenti ukrainas paralajmëroi se Kievit po i mbaron durime për negociata me Rusinë, duke iu referuar edhe mizorive të kryera nga forcat ruse në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat