​Borrell: BE nuk do të lejojë që Ukraina të mbetet pa pajisje ushtarake

Bota

​Borrell: BE nuk do të lejojë që Ukraina të mbetet pa pajisje ushtarake

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:04
Josep Borrell

Kreu i diplomacisë së BE-së Josep Borrell deklaroi sot se blloku nuk do të lejojë që Ukraina të mbetet pa pajisje ushtarake, ndërkohë që lufta kundër Rusisë vazhdon në territorin e saj.

"Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që Ukrainës t'i mbarojë pajisjet," tha Borrell pas takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së.

Ai tha gjithashtu se ministrat e mbrojtjes të BE-së mbështetën ndarjen e 500 milionë eurove shtesë për Ukrainën për ndihmë ushtarake.

Sipas tij, BE-ja ka burime të mjaftueshme për të vazhduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën në të njëjtin nivel.

"Një mbështetje e tillë është veçanërisht e rëndësishme, sepse tani është faza vendimtare në luftimet në Donbas", tha kreu i diplomacisë së BE-së.

Ai shtoi se ushtria ruse kishte pësuar humbje mbresëlënëse nëse numrat dhe raportet dalin të sakta.

“Nuk do të guxoja të supozoja se sa kohë mund të rezistojë Rusia. Nëse është e vërtetë se Rusia ka humbur 15 për qind të trupave të saj që nga fillimi i luftës, ky është një rekord botëror për humbjet e një ushtrie që pushtoi një vend”, tha Borrell.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat