Granatimet ruse vrasin 12 persona në Severodonetsk

Bota

Granatimet ruse vrasin 12 persona në Severodonetsk

Nga: A.SH Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:06
Ukrainë, Severodonetsk

12 persona janë vrarë në Severodonetsk të kontrolluar nga ukrainasit pas bombardimeve ruse, ka thënë në Telegram kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Serhiy Hayday thotë se më shumë se 40 persona që u plagosën në sulmet dhe po marrin trajtim mjekësor – ai hston se ka pasur shkatërrime të konsiderueshme që çuan edhe në ndërprerje të energjisë elektrike.

Mes viktimave janë dy gra të gjetura të vdekura në një banesë të goditur nga një raketë, thotë ai në postimin e tij.

Të paktën tetë shtëpi janë dëmtuar dhe shpëtimtarët nuk ishin në gjendje të arrinin në vendet e djegura për dy orë për shkak të granatimeve, shton ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat