Turqia dhe SHBA-ja diskutojnë për zgjerimin e NATO-s

Bota

Turqia dhe SHBA-ja diskutojnë për zgjerimin e NATO-s

Më: 30 maj 2022 Në ora: 21:16
Logoja e NATO-s në selinë e kësaj aleance në Bruksel. Fotografi nga arkivi.

Këshilltari kryesor i presidentit të Turqisë i tha homologut të tij amerikan se Turqia dëshiron “hapa konkretë” për ekzistimin e atyre që i quan “organizata terroriste” në Finlandë dhe Suedi, para se të shqyrtojë aspiratat e këtyre dy shteteve për NATO, tha Presidenca turke.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, dhe Ibrahim Kalin, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, biseduan të hënën për zgjerimin e NATO-s dhe luftën në Ukrainë, tha Presidenca e Turqisë.

Turqia po kundërshton anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë duke thënë se këto dy shtete ofrojnë strehim për njerëzit e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, organizatë e njohur si terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, por edhe për faktin se Helsinki dhe Stokholmi kanë ndaluar eksportet e armëve për në Turqi në vitin 2019.

Në deklaratë, Presidenca turke tha se Kalin i tha Sullivanit se shtetet që duan të anëtarësohen në NATO duhet të “përqafojnë vlerat e aleancës dhe partimet e sigurisë dhe anti-terrorizmit”.

“U theksua se është thelbësore që Suedia dhe Finlanda të ndërmarrin hapa korrektë lidhur me organizatat terroriste që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë”, u tha në njoftimin, pas bisedës telefonike midis Kalinit dhe Sullivanit.

Të 30 shtetet e NATO-s duhet të arrijnë vendim unanim në mënyrë që të anëtarësohen këto dy shtete në aleancë.

Suedia dhe Finlanda kanë thënë se e dënojnë terrorizmin dhe janë të hapura për dialog./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat