‘Sallata ruse’, zbulohet menuja në restorantin ku u mbajt samiti i NATO-s në Madrid

Bota

‘Sallata ruse’, zbulohet menuja në restorantin ku u mbajt samiti i NATO-s në Madrid

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe liderëve të tjerë botërorë në lokacionin e sigurisë së lartë të NATO-s, në periferi të Madridit të martën, zyrtarët ndërkombëtarë dhe gazetarët u çuditën teksa panë “sallatën ruse ” në krye të menusë së restorantit brenda kompleksit ku zhvillohet takimi.

Përzierja e bizeleve, patateve, karotave dhe majonezës është një element kryesor në menutë e restoranteve spanjolle, por përpara një samiti në të cilin Rusia pritet të etiketohet si një kërcënim sigurie në konceptin e ri strategjik të aleancës, pas pushtimin e Ukrainës, pjata shkaktoi jo pak batuta.

“Sallata ruse në një samit të NATO-s? Jam pak i befasuar nga kjo zgjedhje e pjatës,” tha gazetari Iñaki López për median spanjolle “La Sexta”.

Megjithatë, përmbajtja e lartë e karbohidrateve të kësaj pjate duket se e kapërcen emrin e saj të dyshimtë dhe thuhet se u shit plotësisht brenda disa orësh.

Më shumë mendim diplomatik u aplikua në menunë e shërbyer për ministrat e të mbrojtjes dhe atyre të jashtëm në një banket në Pallatin “Barok Santa Cruz” në Madrid të martën në mbrëmje.

Jose Andres, kuzhinieri spanjoll pjesëmarrës edhe në serialin e Netflix, “Tabela e kuzhinierit”, i cili koordinoi vaktin, shërbeu pjatën klasike, por shtoi “feta domateje” dhe e ripagëzoi atë “sallatë ukrainase” siç ka bërë në restorantet e tij në të gjithë Spanjën./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat