Udhëheqësi indonezian do t'i kërkojë Putinit të bie dakord për armëpushim

Bota

Udhëheqësi indonezian do t'i kërkojë Putinit të bie dakord për armëpushim

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2022 Në ora: 16:49
Presidenti Joko Widodo

Presidenti indonezian po viziton Ukrainën dhe Rusinë në një përpjekje për të rifilluar bisedimet e paqes.

Presidenti Joko Widodo - i njohur gjithashtu si Jokowi - po kërkon gjithashtu mënyra për të çliruar eksportet e grurit.

Para luftës, Ukraina ka qenë një nga furnizuesit më të mëdhenj të grurit në Indonezi.

Indonezia aktualisht mban presidencën e rradhës të G20. Widodo është një nga gjashtë liderët botërorë që Kombet e Bashkuara kanë emëruar si "kampionë" të Grupit Global të Reagimit ndaj Krizave, i formuar për të trajtuar kërcënimin e urisë dhe varfërisë që vjen nga lufta.

Indonezia dënoi pushtimin rus të Ukrainës, por është përpjekur të ruajë marrëdhëniet me Moskën.

Widodo do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara se të udhëtojë në Rusi për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Udhëheqësi indonezian ka thënë se do t'i kërkojë Putinit të pajtohet me një armëpushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat