Petkov: Rusia të tërheqë ultimatumin diplomatik dërguar Bullgarisë

Bota

Petkov: Rusia të tërheqë ultimatumin diplomatik dërguar Bullgarisë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:42
Kiril Petkov

Kryeministri në largim i Bullgarisë Kiril Petkov i bëri thirrje sot Rusisë që të tërheqë ultimatumin diplomatik pasi Sofja dëboi 70 diplomatë rusë, dhe të heqë dorë nga kërcënimi për mbylljen e ambasadës ruse në Sofje.

Bullgaria, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, njoftoi të martën se do të dëbonte 70 diplomatë rusë për shkak të spiunazhit dhe se kishte vendosur një kufi në madhësinë e përfaqësimit të Moskës, pasi tensionet midis dy vendeve dikur të afërta u rritën rreth Ukrainës.

Masa e njoftuar nga Ministria e Jashtme dhe Petkov, ishte dëbimi më i madh i diplomatëve rusë nga Sofja në vitet e fundit dhe do të përgjysmonte praninë diplomatike të Moskës në vendin ballkanik.

Në një deklaratë, Petkov i bëri thirrje Rusisë që të mbajë hapur kanalet diplomatike midis Moskës dhe Sofjes dhe vuri në dukje se pavarësisht dëbimit, Rusia do të ketë ende 43 zyrtarë diplomatikë, krahasuar me vetëm 12 bullgarë në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat