Rusia s’ia uron SHBA-së ditën e Pavarësisë, flet zëdhënësi i Putinit

Bota

Rusia s’ia uron SHBA-së ditën e Pavarësisë, flet zëdhënësi i Putinit

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 15:59
Putin dhe Biden

Moska bërët të ditur të hënën se nuk do t'i dërgojë një mesazh urimi Shteteve të Bashkuara për të shënuar Ditën e Pavarësisë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se urimet "vështirë se mund të konsiderohen të përshtatshme" duke përmendur ato që ai i quajti "politika jomiqësore" të Shteteve të Bashkuara.

SHBA-të e kanë kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Uashingtoni i ka dërguar Kievit armatime si dhe e ka ndihmuar atë me stërvitjen e trupave ushtarake të vendit, ndërsa udhëheq përpjekjet për sanksione kundër Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar udhëheqësit e mëparshëm amerikanë për festën, përfshirë ish-presidentët Donald Trump dhe Barack Obama.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, në një postim në Twitter të hënën ka uruar Presidentin Biden dhe popullin amerikan për “paqe e prosperitet”.

“E vlerësoj ndihmën që paraprin të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, sikurse liria, demokracia e pavarësia”, shkruante zoti Zelenskyy./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat