Arma artizanale me nëntë tyta, me të cilën u vra ish-kryeministrit japonez – është e gjatë 40 centimetra ka mundur të dirigjohet me telefon

Bota

Arma artizanale me nëntë tyta, me të cilën u vra ish-kryeministrit japonez – është e gjatë 40 centimetra ka mundur të dirigjohet me telefon

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Policia japoneze ka sekuestruar armën artizanale e vrasësit të ish-kryeministri Shinzo Abe, përfshirë një arsenal të armëve të ndryshme.

Arma e gjetur në shtëpinë e Tetsuya Yamagami përfshinte nëntë tyta, e cila sipas autorit të sulmit mund të kontrollohej nga telefoni nga një distancë prej 200 metrash.

Yamagami qëlloi ish-kryeministrin japonez derisa po mbante një fjalim në fushatë.

Si pasojë e plagëve të marra nuk i mbijetoi sulmit, kurse vrasësi u raportua se është një ish-marins që kishte arritur ta prodhojë këtë armë artizanale që ka një dizajn të çuditshëm.

Është interesant se armën që e përdori për vrasjen e Abe, e kishte ndërtuar nga disa pjesë të ndryshme që i kishte blerë online në internet.

Në videon e publikuar nga mediat japoneze, vrasësi shihet se si me qetësi i afrohet Abe, dhe shtie mbi të me armën 40 centimetërshe që ngjante shumë me ato të përdorura në filmat fanta-shkencë të Hollyëood-it.

Abe ishte qëlluar në pjesën perëndimore të qytetit Nara, ku më pas u dërgua me urgjencë në spital, por pa ndonjë sukses.

Mjekët thanë se pavarësisht përpjekjeve, ish-kryeministri nuk i mbijetoi plagëve dhe humbjes së sasisë së madhe të gjakut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat