Biznesmeni saudit vdes duke mbajtur një fjalim – kamerat regjistruan momentin tronditës

Bota

Biznesmeni saudit vdes duke mbajtur një fjalim – kamerat regjistruan momentin tronditës

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 22:30
Biznesmeni saudit vdes duke mbajtur një fjalim

Një video tronditëse ka kapur momentin kur një biznesmen u rrëzua dhe vdiq teksa mbante një fjalim në një konferencë në Egjipt.

Muhammad Al-Qahtani, një biznesmen saudit që thuhet se banon në Emiratet e Bashkuara Arabe, po mbante një fjalim në Konferencën Arabo-Afrikane në Kajro, kur u duk se humbi vetëdijen dhe ra prapa.

Al-Qahtani ishte kryetar i bordit të Al-Salam Holding Company dhe thuhet se mbante një sërë postesh nderi si ambasador i vullnetit të mirë.

Ai kishte folur në ngjarjen “në mbështetje të arritjeve të presidentit [egjiptian] Abdel Fattah Al-Sisi”, në kohën kur u rrëzua, raporton nypost.

Afaristi thuhet se e kishte lavdëruar presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed, si një “dekan të njerëzimit dhe një njeri të paqes” pak para se të binte në tokë.

Abdullah Elshrif, personi që regjistroi momentin me kamera, shkroi se Al-Qahtani vdiq pasi u dërgua në një dhomë tjetër nga rojet e sigurisë në konferencë.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të organeve dhe organizatave ndërkombëtare, rajonale dhe arabe, si dhe një numër ambasadorë dhe personalitete arabe. Shkaku i vdekjes së Al-Qahtanit nuk ishte menjëherë i qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat