Abbas deklaroi në Gjermani se Izraeli kreu “50 holokauste” ndaj palestinezëve, reagon Olaf Scholz

Bota

Abbas deklaroi në Gjermani se Izraeli kreu “50 holokauste” ndaj palestinezëve, reagon Olaf Scholz

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 21:02
Olaf Scholz dhe Mahmoud Abbas

Gjatë konferencës së djeshme (16 gusht) për shtyp me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas deklaroi se Izraeli ka kryer, siç tha ai, 50 holokauste.

I pari i qeverisë gjermane nuk reagoi në atë kohë, por sot ai e dënoi këtë deklaratë.

Konferenca për shtyp ishte pas takimit të dy zyrtarëve në Gjermani. Një nga gazetarët i kërkoi Abbasit të kërkonte falje për vrasjen e 11 atletëve izraelitë gjatë Lojërave Olimpike Verore të vitit 1972 në Munich, e cila u krye nga një grup palestinezësh.

“Nëse doni të ktheheni në kohë, shkoni përpara. Izraeli është përgjegjës për 50 masakra, 50 holokauste”, tha Abbas.

Nga shprehja e fytyrës së kancelarit gjerman dukej se kjo deklaratë nuk ishte e pranueshme për të, por në atë moment ai nuk reagoi. Ai e dënoi sot këtë deklaratë të të parit të palestinezëve.

“Jam thellësisht i indinjuar nga deklaratat e presidentit palestinez, Mahmud Abbas. Për ne gjermanët, çdo relativizim i Holokaustit është i papranueshëm dhe i patolerueshëm. Dënoj çdo përpjekje për të mohuar Holokaustin”, theksoi Scholz.

Përveç kësaj, ai nuk e pranoi deklaratën e Abassit se marrëdhënia mes Izraelit dhe Palestinës është aparteid.

Edhe kryeministri izraelit, Yair Lapid dënoi deklaratën e presidentit palestinez. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat