​I dërguari i Papës sulmohet me armë zjarri në Ukrainë

Bota

​I dërguari i Papës sulmohet me armë zjarri në Ukrainë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 22:25
Ilustrim

Kardinali Konrad Krajewski u sulmua sot teksa dërgonte ndihma humanitare në emër të Papa Françeskut pranë qytetit ukrainas të Zaporizhia, raporton Vatican News.

Kur mbaruan shkarkimin e dërgesës së ndihmës për banorët vendas, kardinali Krajewski dhe shoqëruesi i tij u qëlluan me armë të lehta.

Krajewski nuk u lëndua në incident dhe vazhdoi misionin e tij, thuhet në raport.

Kjo është vizita e katërt e kardinalit polak, prefekt i Dikasterit për Ministrinë e Mëshirës, në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt. Ai së pari vizitoi Odessa dhe më pas Zaporizhia. Ai pritet gjithashtu të vizitojë Kharkiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat