Reagon ministri ukrainas: Rusia duhet të përballet me izolim të plotë pas sulmeve në Zaporizhzhia

Bota

Reagon ministri ukrainas: Rusia duhet të përballet me izolim të plotë pas sulmeve në Zaporizhzhia

Nga: A.M Më: 6 tetor 2022 Në ora: 13:35

Rusia “duhet të ndëshkohet” për sulmet e saj me raketa në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, thotë ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Guvernatori i rajonit thotë se një grua u vra dhe të paktën shtatë persona, përfshirë një tre vjeçar, u plagosën, raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Kuleba thotë se gjatë natës, shtatë raketa ruse goditën civilët që "po flinin të qetë në shtëpitë e tyre", duke shtuar se edhe me më shumë raketa kanë goditur gjatë ditës.

"Rusët vazhdojnë të godasin qëllimisht civilët për të mbjellë frikë. Terrori rus duhet të ndalet - me forcën e armëve, sanksionet dhe izolimin e plotë," tha ai në një postim në Twitter.

Gjithashtu, i dënoi sulmet ministri ukrainas për dixhital, Mykhailo Fedorov.

"Ushtria ruse humbet në fushën e betejës, kështu që ajo terrorizon njerëzit civilë... e gjithë bota duhet të pranojë se Rusia është një shtet terrorist," tha ai në një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat