Presidentja e Hungarisë do të vizitojë Kievin

Bota

Presidentja e Hungarisë do të vizitojë Kievin

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 06:23
Presidentja e Hungarisë Katalin Novak

Presidentja e Hungarisë Katalin Novak, do të udhëtojë në Kiev për të takuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy, sipas uebsajtit hungarez index.hu.

Zonja Novak është politikania hungareze e rangut më të lartë që viziton Zelenskyy që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, përcjell Bota sot.

Zyra e presidentit hungarez tha se as nuk do t'i mohojë dhe as konfirmojë raportet.

Në tetor, zonja Novak iu bashkua një deklarate të lëshuar nga presidentët e vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit, e cila dënonte bombardimet masive të qyteteve ukrainase të kryera nga Rusia.

Dhe të mërkurën Hungaria tha se do të ofrojë 187 milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën si kontribut i saj në një paketë të planifikuar të mbështetjes së Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat