Shpërthimi i vullkanit më të madh në botë dhuron pamje spektakolare

Bota

Shpërthimi i vullkanit më të madh në botë dhuron pamje spektakolare

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:04
Vullkani

Shpërthimi i vullkanit aktiv më të madh në botë ka dhuruar pamje spektakolare.

Llava mund të shihet duke u shpërndarë në ajër dhe duke rrjedhur më pas nëpër sipërfaqen e vullkanit Mauna Loam në ishullin e Havait.

Vullkani filloi të shpërthejë të dielën, për herë të parë që nga viti 1984.

Llava po rrjedh poshtë anës së vullkanit në një temperaturë prej 1000C, por ekspertët thonë se kjo ende nuk përbën një kërcënim të madh për banorët vendas.

Sa i madh është Mauna Loa?

Mauna Loa, që do të thotë “mal i gjatë” në Havai, është vullkani më i madh aktiv në botë.

Ajo mbulon 2,035 milje katrore (5,271 km katrore) dhe është një prej vullkaneve nga zinxhiri i pesë vullkaneve që formojnë ishullin e madh të Haëait.

Vetëm ky vullkan përbën gjysmën e të gjithë ishullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat