Shpërthen zjarri në aeroplanmbajtësen “Abraham Lincoln”, 9 të plagosur

Bota

Shpërthen zjarri në aeroplanmbajtësen “Abraham Lincoln”, 9 të plagosur

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Nëntë persona janë plagosur pas shpërthimit të një zjarri në aeroplanmbajtësen amerikane Abraham Lincoln në brigjet e Kalifornisë.

“Në mëngjesin e 29 nëntorit, një zjarr shpërtheu në bordin e aeroplanmbajtëses të klasit Nimitz USS Abraham Lincoln”, tha marina amerikane në një deklaratë, duke vënë në dukje se zjarri u “vendos shpejt nën kontroll falë përpjekjeve të ekuipazhit.”

Megjithatë, nëntë anëtarë të ekuipazhit u plagosën lehtë dhe iu dha ndihma e parë.

Nuk u konsiderua e përshtatshme të ankorohej aeroplanmbajtësja amerikane, ndërkohë që u urdhërua një hetim për shkaqet e zjarrit.

Në korrik 2020, anija sulmuese amfibe e Marinës amerikane Bonhomme Richard u shkatërrua plotësisht nga një zjarr që shpërtheu ndërsa ishte ankoruar në bazën detare të San Diegos për mirëmbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat