Forcat ukrainase godasin selinë e grupit rus Wangner në Luhansk, guvernatori: Ka humbje të mëdha
Forcat ukrainase kanë goditur një seli të grupit mercenar rus Wagner në Ukrainën lindore.
Lajmi është konfirmuar nga guvernatori ukrainas i Luhansk, Serhiy Haidai.
Haidai tha se një hotel ku ishte vendosur grupi në Kadiivka, në Luhansk, u godit, duke shtuar se kishte humbje të mëdha ruse.
Wagner janë mercenarë të sponsorizuar nga shteti që veprojnë në interes të Kremlinit, sipas ekspertëve perëndimorë.
Kompania private ushtarake, e krijuar nga Yevgeny Prigozhin, një ish-restaurator dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
Njësitë Wagner janë vendosur më parë në Krime, Siri, Libi, Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Kriza energjetike/ Gjermania i vjen në ndihmë Ukrainës pas sulmeve ruse, dhuron 470 gjeneratorë me vlerë rreth 20 mln euro
Ushtria ruse po vazhdon të bombardojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke bërë që miliona banorë të të mbesin pa energji elektrike, ujë të pijshëm e ngrohje.
Duke marrë parasysh se temperaturat kanë rënë nën zero, miliona ukrainasve po u rrezikohet jeta nga i ftohti dhe mungesa e rrymës, teksa liderët ukrainas kanë bërë vazhdimisht thirrje për mbrojtjen e kësaj infrastrukture nga sulmet e Moskës.
Autoritetet kanë bërë po ashtu thirrje për kursim të energjisë, kurse shumë vende të botës janë shprehur të gatshme që ta ndihmojnë në tejkalimin e krizës energjetike, ndër to edhe Gjermania e cila i ka dhuruar Ukrainës 470 gjeneratorë me vlerë 19.5 milionë euro.
Sipas ambasadës gjermane në Kiev, 150 prej tyre tashmë i janë dorëzuar kompanisë ukrainase Ukrenergo, e tjerët që do të shpërndahen në Odesa, Mykolaiv dhe rajonin e Khersonit.