Qentë e famshëm të kërkimit nga Meksika mbërrijnë në Turqi, ata tashmë kanë shpëtuar shumë jetë

Bota

Qentë e famshëm të kërkimit nga Meksika mbërrijnë në Turqi, ata tashmë kanë shpëtuar shumë jetë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Meksika po dërgon disa nga qentë e saj të famshëm të kërkimit në Turqi, për të ndihmuar në kërkimin e njerëzve nën rrënoja pas tërmetit që shkatërroi mijëra ndërtesa.

Një aeroplan me 16 qen u ngrit në ajër sot nga Mexico City, shkruan BBC. Meksika e cila është e prirë ndaj tërmeteve, ka ekipe shumë të specializuara civile dhe ushtarake në gatishmëri, për të ndihmuar në rast të fatkeqësive.

Qentë e tyre fituan zemrat e meksikanëve gjatë tërmetit të vitit 2017, kur shpëtuan shumë jetë. Labradori i verdhë Frida fitoi famë ndërkombëtare kur fotografitë e saj me syze dhe çizme, u bënë virale gjatë kërkimit të mbijetuarve në Mexico City.

Marina meksikane njoftoi se Frida ndihmoi në shpëtimin e 12 jetëve dhe gjetjen e 40 trupave në operacionet në të gjithë Meksikën, Haitin, Guatemalën dhe Ekuadorin.

Frida ngordhi vitin e kaluar, por disa nga ‘kolegët’ e saj që morën pjesë në kërkim pas tërmetit të 2017 në Meksikë, do të jenë pjesë e ekipit të marinës meksikane që do të udhëtojë për në Turqi.

Pastori belg u pa në aeroportin e Mexico City, e qenve të marinës meksikane do t’ju bashkohen edhe ata që përdoren nga ushtria në Çeki, Gjermani, Greqi, Libi, Poloni, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat