Rritet numri, cikloni “Gabriel” vret 11 persona në Zelandën e Re

Bota

Rritet numri, cikloni “Gabriel” vret 11 persona në Zelandën e Re

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 08:42
Zelandë e Re

11 persona kanë humbur jetën nga cikloni Gabriel që goditi të dielën e kaluar Zelandën e Re sipas një raporti të ri të publikuar së fundmi nga autoritetet, duke shprehur shqetësimin se numri i të vdekurve pritet të rritet pasi fati i mijëra njerëzve mbetet i panjohur një javë pas ngjarjes ekstreme të motit.

Policia ka njoftuar se dy persona të tjerë janë gjetur të vdekur në zonën e Hawke’s Bay, duke e çuar numrin e vdekjeve në 11. Më shumë se 5,600 njerëz nuk kanë qenë në kontakt me të afërmit që kur cikloni goditi vendin. Policia beson se shumica e tyre thjesht nuk kanë akses në rrjetet e komunikimit.

Pothuajse 62,000 familje mbeten pa energji elektrike. Nga këto rreth 40,000 janë në Gjirin e Hawke, i cili ka një popullsi prej 170,000. Po punohet për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga cikloni. Helikopterët hodhën furnizime të shtunën për komunitetet e ndërprera në Ishullin e Veriut.

Kryeministri Chris Hipkins siguroi se operacioni për gjetjen e personave të zhdukur dhe për lehtësimin e të prekurve vazhdon ditë e natë. Në të njëjtën kohë, policia është mobilizuar për të parandaluar grabitjet. “Ne nuk do të tolerojmë fenomene të tilla”, siguroi inspektorja Janet Park.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat