Mbrojtja ruse rrëzon tri raketa në Belogord, një i plagosur

Bota

Mbrojtja ruse rrëzon tri raketa në Belogord, një i plagosur

Më: 6 mars 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Të paktën një preson ka mbetur i plagosur në Belogord të Rusisë pas rrëzimit të raketave.

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit në Telegram, ku ka shkruar se mbrojtja ruse rrëzoi tre raketa mbi rajonin jugor të Belogordit.

“Tre raketa u rrëzuan. Shkalla e dëmit është duke u shqyrtyar. Ka një viktimë, një burrë që ka marrë plagë të prera në krah. Një ambulancë tashmë ndodhet në vendngjarje. Disa fasada dhe linja elektrike në disa fshatra në rrethin Novooskolsky pësuan dëmtime. Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov.

Autoritetet në Belgorod, i cili kufizohet me rajonin Kharkiv të Ukrainës, kanë raportuar sulme të shumta që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj vitin e kaluar.

Javën e kaluar, rrënojat e tre mjeteve ajrore pa pilot (UAV) u gjetën në Belgorod, njëra prej të cilave u përplas në dritaren e një kompleksi apartamentesh, sipas kryebashkiakut të qytetit. Nuk raportohet për të lënduar, tha ai.

Rusia akuzon Ukrainën për sulmet që kanë ndodhur brenda territorit të saj, mirëpo Kievi ka refuzuar të komentojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat