Aksident trafiku në Bangladesh, autobusi me pasagjer përplaset në rrethojën mbrojtëse – humbin jetën 19 persona

Bota

Aksident trafiku në Bangladesh, autobusi me pasagjer përplaset në rrethojën mbrojtëse – humbin jetën 19 persona

Më: 19 mars 2023 Në ora: 14:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 19 persona sot kanë humbur jetën dhe 12 tjerë janë lënduar rëndë, në një aksident trafiku në Bangladesh, ka njoftuar policia lokale.

Besohet se shoferit humbi kontrollin mbi mjetin motorik, ku si pasojë autobusi është përplasur në rrethojën mbrojtëse dhe duke rënë në humnerë.

Aksidenti ka ndodhur në Shibchar në jug të vendit, kurse të gjithë të lënduar janë dërguar në qytetin e Dakas.

Aksidentet e trafikut janë shumë të shpeshta në Bangladesh për shkak të mos-mirëmbajtjes së mjeteve motorike dhe rrugëve me gropa, por këtu luan rol edhe mungesa e përvojës së shoferëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat