Ministria britanike: Forcat ruse kanë kaluar në mbrojtje

Bota

Ministria britanike: Forcat ruse kanë kaluar në mbrojtje

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:40
Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi se Rusia po kryen operacione të natyrës mbrojtëse pasi që prej janarit të këtij viti, nuk ka arritur të shënojë përparime në përpjekjet për një ofensivë të gjerë, në sulmin ndaj Ukrainës.

Trupat ukrainase vijojnë rezistencën në Ukrainë dhe nuk janë tërhequr. Megjithatë, disa ekspertë perëndimorë thonë se kjo mund të jetë një taktikë e rrezikshme, sepse ukrainasit duhet të ruajnë forcat për t’iu përgjigjur një ofensive të mundshme ruse.

Megjithatë, sipas shërbimeve të zbulimit të ministrisë britanike, luftimet e gjata në Bakhmut kanë pakësuar ndjeshëm radhët e forcave ruse.

Ndërkohë raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Ukrainë, konfirmoi vdekjen e mijëra civilëve si pasojë e agresionit të Rusisë.

Raporti evidenton gjithashtu edhe zhdukjet, torturat dhe përdhunimin e civilëve, kryesisht në rajonet e kontrolluara nga Rusia.

Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në atë që e cilëson operacion special ushtarak.

Senatorë amerikanë, si nga Partia Demokrate dhe nga ajo Republikane, i bënë thirrje të premten administratës së Presidentit Biden t’i japë informacion Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi fletë-arresti për Presidentin Vladimir Putin, me akuza për krime lufte./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat