Ukraina thotë se Rusia "e mori Bjellorusinë si një peng bërthamor"

Bota

Ukraina thotë se Rusia "e mori Bjellorusinë si një peng bërthamor"

Nga: A.SH Më: 26 mars 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Kyiv ka thënë se Rusia po e mbante Minskun si një "peng bërthamor", duke iu referuar një njoftimi të presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e armëve taktike bërthamore për aleatin Bjellorusi, përcjell Bota sot.

“Kremlini e mori Bjellorusinë si një peng bërthamor”, shkroi në Twitter sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.

Ai shtoi se masa ishte “një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit”.

Kujtojmë, se lufta në Ukrainë nisi më vitin e kaluar, më 24 shkurt 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat