Snajperisti ukrainas eliminon gjashtë ushtarë rusë në Bakhmut

Bota

Snajperisti ukrainas eliminon gjashtë ushtarë rusë në Bakhmut

Më: 27 mars 2023 Në ora: 23:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Lufta në Ukrainë është duke vazhduar, kurse luftimet më të ashpra po zhvillon në lindje, përkatësisht në Bakhmut që po konsiderohet si pika më e nxehtë.

Në këtë qytet nuk ka mbetur pothuajse as edhe një kasolle e vogël që nuk është shkatërruar, e lërë më shtëpitë, komplekset banesore, spitalet, shkollat e qendrat tregtare.

Në Bakhmut gjenden edhe njësi të shumta të grupit mercenar rus Wagner, të cilët shpesh janë ankuar se ministria ruse e Mbrojtjes nuk po u dërgon municion e armë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Martin (@war.combat)

Këto pretendime i ka bërë publike disa kreu i këtij grupi Yevgeny Prigozhin, i cili madje edhe shante ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për të cilin thotë se ka dështuar në luftën e Ukrainës.

E një video amatore e publikuar nga ukrainasit, shfaq momentin kur një snajperist ukrainas eliminon për pak sekonda gjashtë ushtarë rusë në afërsi të Bakhmutit.

Në videon e publikuar më poshtë shihen ushtarët rusë duke tentuar të futen në një ndërtesë pjesërisht të dëmtuar, dhe snajperisti ukrainas që i pret dhe në momentin që vlerësohet se duhet të shtie i vret një nga një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat