Tetëvjeçari mbijeton dy ditë në terrenin kodrinor duke ngrënë borë

Bota

Tetëvjeçari mbijeton dy ditë në terrenin kodrinor duke ngrënë borë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:30
Tetëvjeçari mbijeton dy ditë në terrenin kodrinor duke ngrënë borë

Një djalë tetëvjeçar i humbur në pyjet e largëta të Miçiganit të ShBA-së mbijetoi për dy ditë duke ngrënë borë dhe duke u fshehur nën një trung për strehim, raporton BBC.

Nante Niemi u zhduk të shtunën teksa po kamponte me familjen e tij në parkun shtetëror Porcupine Mountains.

Ai humbi teksa po ecte për të mbledhur dru zjarri, duke nxitur një përpjekje kërkimi prej 150 personash për ta shpëtuar.

Të hënën ai u gjet nën trungun e tij “në gjendje të mirë shëndetësore”, rreth tre kilometra nga kampi i tij.

“Ai i kishte përballuar elementët duke u strehuar nën një trung ku më në fund u gjet”, tha Policia e Shtetit të Miçiganit në një deklaratë.

Djali i tha policisë se “hëngri borë të pastër për hidratim”.

Menjëherë pasi alarmi u ngrit të shtunën, nëna e tij falënderoi njerëzit për mbështetjen e tyre.

Policia e atjeshme tha se terreni është “shumë i largët dhe kodrinor me shumë ujëra të ndenjura për shkak të kohës së vitit”. Disa rrugë ishin të pakalueshme për shkak të sasisë së borës.

Ekipi u fokusua në një zonë afërsisht 100 km katror në park, duke e gjetur përfundimisht djalin.

Ai është ribashkuar me familjen e tij, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat