Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërron të gjithë 36 dronët rusë Shahed brenda natës

Bota

Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërron të gjithë 36 dronët rusë Shahed brenda natës

Më: 25 maj 2023 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi të gjithë 36 dronët sulmues Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia nisi në Ukrainë natën e 24–25 majit.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë gjenerallejtënant Mykola Oleshchuk, Komandant i Forcave Ajrore të Ukrainës.

“Një shkallë suksesi 100%! 36 nga 36 [dronët janë kapur dhe shkatërruar]. Unë jam mirënjohës ndaj komandave ajrore Zakhid (Perëndim), Tsentr (Qendra) dhe Pivden (Jug) për punën e tyre. Punë e shkëlqyeshme! Ndoshta dhurata më e mirë që mund të kisha kërkuar!”, citohet Oleshchuk që mbush 50 vjeç.

Rusia sulmoi Ukrainën me dronë sulmues Shahed-136/131 të prodhuar nga Irani natën e 24–25 majit, duke lëshuar gjithsej 36 dronë nga veriu dhe jugu.

Shërbimi i shtypit për Forcat Ajrore të Ukrainës shpjegoi se Rusia ka të ngjarë të shpresonte të godiste infrastrukturën kritike dhe objektet ushtarake në perëndim të Ukrainës.

Njësitë e forcave raketore kundërajrore, aeroplanët luftarakë dhe njësitë e lëvizshme të mbrojtjes ajrore nga Komandat Ajrore Zakhid (Perëndim), Tsentr (Qendër) dhe Pivden (Jug) u vendosën për të zmbrapsur sulmin rus së bashku me njësitë e tjera të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Dhe të 36 dronët Shahed u shkatërruan falë përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha njësive dhe forcave të përfshira. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat