Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina ka të drejtë të mbrohet përtej kufijve

Bota

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina ka të drejtë të mbrohet përtej kufijve

Më: 30 maj 2023 Në ora: 16:53
Foto nga takimi

James Cleverly tha se Ukraina ka “të drejtën legjitime” për të mbrojtur veten dhe mund të “projektojë sulme” përtej kufijve të saj.

Duke iu përgjigjur pyetjeje të skynews në lidhje me sulmin me dron të Moskës këtë mëngjes dhe nëse Ukraina ka të drejtë të sulmojë territorin rus, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha se nuk do të spekulonte për natyrën e sulmit.

Por, ai tha se Kievi ka “të drejtën legjitime për të mbrojtur veten”.

“Ajo ka të drejtën legjitime për ta bërë këtë brenda kufijve të saj, natyrisht, por gjithashtu ka të drejtë të projektojë forcë përtej kufijve të saj për të minuar aftësinë e Rusisë për të projektuar forcën në vetë Ukrainë”, shtoi ai, duke folur në një konferencë shtypi në Estonia.

Cleverly tha se “objektivat legjitime ushtarake” përtej kufirit të Ukrainës janë pjesë e vetëmbrojtjes së saj.

“Ne duhet ta pranojmë këtë”, tha kryediplomati britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat