Katër të vrarë në sulmet e fundit ruse në Ukrainë

Bota

Katër të vrarë në sulmet e fundit ruse në Ukrainë

Më: 30 maj 2023 Në ora: 20:53
Ukrainë

Katër persona thuhet se kanë vdekur sot në të gjithë shtetin ukrainas në valën e fundit të sulmeve ruse.

Sulmet kanë lënë gjithashtu 34 persona të plagosur, duke përfshirë dy fëmijë, sipas zyrtarëve.

Në përgjigje të sulmeve, ministri i brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko tha se “Rusia po përpiqet të na thyejë dhe të thyejë vullnetin tonë”.

Në kryeqytetin e Kievit, forcat ajrore të Ukrainës thanë se 20 drone Shahed të prodhuar nga Irani u rrëzuan gjatë natës dhe raportohet se 11 persona u plagosën.

Ai shënoi sulmin e 17-të ajror rus në kryeqytet këtë muaj, raporton skynews.

Një grua 33-vjeçare u vra kur mbeturinat nga një dron i shkatërruar rus ranë në ballkonin e saj në një bllok apartamentesh të larta në qytet.

Dy katet e sipërme u shkatërruan dhe flakët përfshiu pjesën e sipërme të pallatit 24-katësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat