Kryeministrja e Danimarkës refuzon postin si Sekretare e Përgjithshme e NATO-s

Bota

Kryeministrja e Danimarkës refuzon postin si Sekretare e Përgjithshme e NATO-s

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 23:42
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen këmbënguli sot se ajo nuk po kërkon të marrë drejtimin e NATO-s.

“E kam thënë edhe më parë, se nuk po kandidoj për asnjë pozicion tjetër përveç atij që kam tashmë dhe kjo nuk ndryshoi pas takimit tim me presidentin amerikan”, u tha Frederiksen gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të largohet nga posti në fund të këtij viti. Emri i Frederiksen, si pasardhës i mundshëm, është dëgjuar shumë javët e fundit, pas një publikimi në gazetën norvegjeze VG.

Fredericksen u tha gazetarëve se u takua me Burns në Uashington, por nuk dha detaje. Bisedimet e saj me Biden ishin planifikuar të zgjasnin 45 minuta, por përfunduan pas dy orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat