Ukrainasit thonë se rusët kanë rënë në kurth në Bakhmut

Bota

Ukrainasit thonë se rusët kanë rënë në kurth në Bakhmut

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Ukraina thotë se forcat e saj kanë bllokuar ushtarët rusë në qytetin e shkatërruar lindor të Bakhmutit, ku ukrainasit po përparojnë si pjesë e kundërofensivës së tyre.

Raportet ruse për luftimet thonë se forcat e Moskës kanë zmbrapsur ose frenuar përparimet e Ukrainës në lindje dhe jug.

Më shumë se 500 ditë që nga fillimi i pushtimit rus, kundërofensiva ukrainase që filloi në fillim të muajit të kaluar është përqendruar në kapjen e fshatrave në juglindje dhe në sulmimin e forcave ruse në Bakhmut. Zyrtarët ukrainas thanë dje se kanë bërë përparim në të dy sektorët.

Bakhmut. Armiku është kapur në një kurth”, tha gjenerali Oleksander Sirski, duke shtuar se armiqtë po dëbohen nga pozicionet e tyre.

Në jug, gjenerali Oleksander Tranavski tha se forcat ukrainase janë në lëvizje dhe se rusët kanë humbur qindra njerëz gjatë 24 orëve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva, e përforcuar me armë të sofistikuara nga Perëndimi, po përparon më ngadalë sesa kishte shpresuar Ukraina.

Analistët ushtarakë thonë se Kievi dëshiron t’u tregojë të paktën njëfarë suksesi liderëve që marrin pjesë në samitin e NATO-s në Lituani që fillon sot.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se gjatë javës së kaluar, forcat e Kievit kanë kthyer nën kontrollin e tyre 10.2 kilometra katrorë në jug dhe katër kilometra katrorë në lindje.

Ushtria ukrainase tha se trupat e saj kishin rimarrë 169 kilometra katrorë në frontin jugor dhe 24 kilometra katrorë rreth Bakhmutit që nga fillimi i kundërofensivës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat