Ambasadori i Rusisë në SHBA: Deklaratat në Vilnius konfirmojnë qëndrimin anti-rus të NATO-s

Bota

Ambasadori i Rusisë në SHBA: Deklaratat në Vilnius konfirmojnë qëndrimin anti-rus të NATO-s

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 20:04
Anatoli Antonov

Deklaratat e bëra në Vilnius ku po mbahet një samit i NATO-s konfirmojnë qëndrimin antirus të bllokut të udhëhequr nga SHBA dhe gatishmërinë e tij për të grumbulluar më shumë trupa pranë kufijve rusë”.

Kështu u shpreh ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov, shkruan Tass.

“Deklaratat në Vilnius konfirmuan lëvizjen anti-ruse të NATO-s. Pa ekzagjerim, Rusia identifikohet si kërcënimi kryesor për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Të gjitha burimet e bllokut janë hedhur në luftën kundër vendit tonë. Kontraktorët e mbrojtjes po përfitojnë nga ‘luftë hibride’ e lëshuar nga Uashingtoni ndërkohë që qytetarët e zakonshëm në vendet perëndimore po paguajnë për të.

Pakkush këtu kujdeset për fatin e ukrainasve, të shtyrë nga kuratorët e SHBA-së dhe NATO-s në një ‘therrtore'”, theksoi diplomati në kanalin e saj në Telegram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat