Kadyrov: Nëse nuk mund ta gjejmë kriminelin, do të vrasim anëtarët e familjes së tij

Bota

Kadyrov: Nëse nuk mund ta gjejmë kriminelin, do të vrasim anëtarët e familjes së tij

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:04
Ramzan Kadyrov

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov u ka bërë thirrje forcave të tij të sigurisë të ndëshkojnë të afërmit e atyre që kanë kryer krime. Kadyrov, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, i dha këto udhëzime gjatë një takimi me komandantët dhe drejtuesit e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Çeçenisë dhe Gardës Kombëtare.

“Nëse dikush shkel sigurinë publike, një zyrtar apo një turist, dhe edhe nëse nuk e gjejmë autorin, ne nuk do të vazhdojmë ta kërkojmë atë, por sigurisht do t’i gjejmë të afërmit e tij,” tha Kadyrov në një takim që dyshohet se është mbajtur më 30 dhjetor.

Kadyrov ka qeverisur republikën kryesisht myslimane të Çeçenisë, e vendosur në Rusinë jugore, që nga viti 2007. Grupet ndërkombëtare e akuzojnë atë si përgjegjës për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut, duke përfshirë rrëmbimet, torturat dhe vrasjet pa gjyq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat