LIVE: Ukraina i kundërpërgjigjet ashpër Rusisë, Zelensky e ka ‘planin e fitores’

Bota

LIVE: Ukraina i kundërpërgjigjet ashpër Rusisë, Zelensky e ka ‘planin e fitores’

Nga: Bota sot Më: 15 shtator 2024 Në ora: 07:33 Përditësuar në ora: 16:03 më 15.09.2024
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Ushtarakët e NATO-s: Goditjet e Ukrainës në thellësi të Rusisë, do të ishin legjitime

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer thotë se ligji për konfliktin e armatosur i jep Ukrainës të drejtën për t’u vetëmbrojtur dhe se sipas tij kjo e drejtë nuk ndalet tek kufiri i vendit. Komentet e tij vijnë ndërsa administrata amerikane nuk ka pranuar të lejojë që Kievi të godasë në thellësi të territorit të Rusisë, duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Amerika. Moska ka paralajmëruar se përdorimi i këtyre armëve nga Kievi, do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës.

Komentet e Kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, hollandezit Bauer reflektojnë qëndrimin e disa aleatëve të Shteteve të Bashkuara sipas së cilëve Ukraina ka të drejtën të godasë objektiva në thellësi të territorit rus. Por deri tani, administrata e Presidentit Joe Biden refuzon të lejojë Kievin ta bëjë një gjë të tillë duke përdorur armët e prodhimit amerikan.

“Çdo vend që sulmohet, ka të drejtë të mbrohet. Dhe kjo e drejtë nuk ndalet në kufirin e vendit tënd”, tha admirali Rob Bauer, duke folur në mbylljen e takimit vjetor të komitetit, ku mori pjesë edhe gjenerali amerikan CQ Brown.

“Ushtarakisht ekziston një arsye për t’i bërë këto sulme, për të dobësuar armikun, për të dobësuar linjat e tij logjistike, karburantin, municionet që vijnë në front. Ky është synimi i Ukrainës, nëse është e mundur. Pra, ekziston një arsye e mirë ushtarake përse duhet të bëhet kjo. Ekziston një bazë ligjore për ta bërë këtë. Është edhe ana tjetër e diskutimit, nëse vendet që i japin sistemet e armëve Ukrainës të kenë kufizime në përdorimin e atyre armëve, sepse ata ndihen përgjegjës për ato armë dhe kjo është ajo që ndodh. Disa vende kanë një mendim tjetër. Si një ushtarak them, po, Ukraina ka të drejtë të kryejë këto sulme”, deklaroi më tej ai.

Në të njëjtën linjë mendimi ishte dhe kolegu i tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Çeke, Karel Řehka i cili e bëri të qartë se vendi i tij nuk vendos kufizime të tilla për Kievin.

“Po përsëris atë që tha Admirali Bauer. Jam plotësisht dakord, mendoj se është krejtësisht legjitime dhe ligjore që ukrainasit të godasin objektivat në territorin rus me kusht që të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin e konfliktit të armatosur”, tha ai.

Komentet e dy ushtarakëve të lartë vijnë ndërsa presidenti amerikan Joe Biden po peshon nëse do të lejojë Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi të dërguara nga Amerika për të goditur thellë në Rusi objektivat ushtarake.

Zoti Biden u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer të premten, pas vizitës në Kiev të sekretarit Amerikan të Shtetit dhe Sekretarit të jashtëm britanik. Dy diplomatët e lartë gjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas u përballën me kërkesa për të lejuar përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarët amerikanë të njohur me diskutimet e takmit Biden- Starmer thanë se kryeministri britanik ka kërkuar miratimin e presidentit amerikan për të lejuar Ukrainën të përdorte raketat britanike “Storm Shadow” për sulme brenda në Rusi.

Miratimi nga zoti Biden mund të jetë i nevojshëm sepse pjesë të raketave “Storm Shadow” janë prodhuar në SHBA. Zyrtarët thanë se ende nuk ka një vendim nga administrata amerikane.

Shumë nga vendet evropiane kanë mbështetur fuqishëm Ukrainën, pjesërisht sepse shqetësohen se do të jenë viktima e radhës e një Rusie të fuqizuar.

Ukraina ka intensifikuar thirrjet ndaj Uashingtonit për të hequr kufizimet, veçanërisht ndërsa afrohet dimri dhe Kievi shqetësohet për sulmet ruse gjatë muajve më të ftohtë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka thënë se një sistem armësh nuk do të përcaktojë suksesin në luftë. Ai gjithashtu vuri në dukje se Ukraina tashmë ka qenë në gjendje të godasë brenda Rusisë me sistemet e saj të prodhuara brenda vendit, duke përfshirë dronët.

Moska ka paralajmëruar se përdorimi i këtyre armëve nga Kievi, do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës./VOA

Ukraina shkatërron 10 dronë dhe një raketë të lëshuara nga Rusia

Njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan 10 nga 14 dronët që Rusia nisi gjatë natës duke synuar territorin e saj, thanë të dielën forcat ajrore të Ukrainës.

Në aplikacionin e mesazheve Telegram thanë se Rusia lëshoi ​​dy raketa balistike Iskander M dhe një raketë ajrore të drejtuar Kh-59 duke synuar rajonin jugor të Odesës.

Raketa ajrore e drejtuar u shkatërrua, thanë forcat ajrore. Por nuk thanë se çfarë ndodhi me raketat Iskander apo nëse ka pasur ndonjë dëmtim si rezultat i sulmit, raporton Reuters.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se gjatë javës së kaluar Rusia përdori rreth 30 raketa të llojeve të ndryshme, më shumë se 800 bomba ajrore të drejtuara dhe pothuajse 300 dronë sulmues kundër Ukrainës.

Raketat me rreze të gjatë, çfarë janë ato dhe për çfarë dëshiron t’i përdorë Ukraina?

Raketat me rreze të gjatë kanë qenë të spikatura në luftën e fundit, pasi Ukraina vazhdon t’i nxisë aleatët perëndimorë që t’u japin dritën e gjelbër për t’i lansuar ato në Rusi.

Çfarë janë raketat me rreze të gjatë?

Ato janë, siç sugjeron edhe emri, raketa që udhëtojnë më tej se armët e tjera në dispozicion të Ukrainës.

Në mënyrë të veçantë, ekzistojnë dy lloje të raketave me rreze të gjatë veprimi që Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA mund ta lejojnë Ukrainën t’i lansojë në Rusi.

Është Storm Shadow – një raketë me rreze të gjatë e zhvilluar nga British Aerospace dhe një kompani franceze, e cila mbart një kokë konvencionale 450 kilogramëshe në një rreze deri në 200 milje.

Pastaj është Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë Amerikane – ose ATACMS – një armë e drejtuar me rreze të gjatë veprimi me një rreze prej rreth 180 miljesh.

Raketat Storm Shadow duhet të lëshohen nga aeroplanët luftarakë në ajër, ndërsa ATACMS mund të gjuhen nga toka.

Ukraina tashmë i ka këto raketa

Volodomyr Zelensky po kërkon leje për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, në vend që të kërkojë furnizim.

Kjo për shkak se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA i kanë dërguar Ukrainës raketa me rreze të gjatë – ata thjesht nuk i kanë dhënë leje për t’i lëshuar ato në Rusi.

Ukraina aktualisht lejohet të synojë vetëm territorin e pushtuar nga Rusia brenda vetë Ukrainës.

Për çfarë dëshiron Ukraina t’i përdorë raketat?

Ukraina e sheh aftësinë për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi pas linjave të armikut si një ndryshim të lojës, duke e lejuar atë të synojë bazat ajrore ruse, depot e furnizimit dhe qendrat e komunikimit qindra milje mbi kufirin.

Argumenton se kjo do të ndihmonte në reduktimin e epërsisë ajrore të Rusisë dhe do të dobësonte linjat e furnizimit të nevojshme për të nisur sulmet ajrore të përditshme kundër Ukrainës – me dronë, raketa dhe bomba të fuqishme – dhe për të mbështetur ofensivën e saj tokësore ushtarake në Ukrainë.

Pse Perëndimi është kaq hezitues për të lejuar Ukrainën t’i lansojë në Rusi?

Aleatët perëndimorë të Ukrainës janë të shqetësuar se cila mund të jetë përgjigja e Rusisë.

Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të shihte që vendet e NATO-s të lejojnë Ukrainën të godasë territorin rus me raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhimit perëndimor, si “përfshirje të drejtpërdrejtë” të tyre.

Biden do të flasë me Zelenskyn për raketat me rreze të gjatë

Presidenti amerikan Joe Biden do të bisedojë drejtpërdrejt me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me çështjen e lejimit të përdorimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, ka njoftuar këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan.

Duke folur në nga distanca në një konferencë në Kiev, Jake Sullivan tha se çështja nëse Ukrainës do t’i jepet leje nga vendet perëndimore për të përdorur armët e tyre për të nisur sulme thellë në Rusi, ishte objekt i “konsultimeve intensive” midis aleatëve.

Ai tha se Biden do të flasë me presidentit ukrainas lidhur me armët, dhe për pakon e re të ndihmës nga Uashingtoni në të cilën është duke punuar dhe t’ia dorëzojë Ukrainës.

E Zelensky ka theksuar se dëshiron t’ia paraqes Bidenit “planin e fitores” gjatë bisedimeve të tyre të ardhshme – qe beson do ta detyrojë Rusinë t’i japë fund luftës.

“Unë mendoj se ne kemi nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse për sukses në këtë luftë dhe kjo është ajo që presidenti Zelensky thotë se po e sjell”, tha Sullivan, duke shtuar se presidenti Biden është “i etur për atë bisedë”. 

Zelensky kërkon përshpejtim të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë “të zbatojnë shpejtë” marrëveshjet për armët dhe furnizimet e tjera për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër pushtimit të nisur nga Rusia.

Në një video-mesazh të publikuar në orët e vona të 14 shtatorit, ai tha se “është e rëndësisë kritike që të gjitha shtetet, veçmas SHBA-ja, të zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura me Ukrainën”.

“Ndikimi duhet të ndihet në front”, tha Zelensky. “Çdo vonesë e pakove ushtarake ka pasoja negative në front. Çdo dërgesë në kohë, dërgesë e shpejt ka ndikim pozitiv”.

Përpjekjet e mëdha për të ndihmuar ushtarakisht Ukrainën po vazhdojnë, teksa NATO-ja po përballet me thirrje nga disa shtete anëtare që të furnizojë Kievin me armë më të avancuara.

Kievi po ashtu vazhdimisht thotë se ka nevojë që të kryejë sulme brenda territorit rus me armë me rreze të gjatë veprimi, në mënyrë që të mbrojë veten nga forcat pushtuese ruse. Ky argument ukrainas është mbështetur nga disa zyrtarë të NATO-s.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, u takua në Shtëpinë e Bardhë më 13 shtator me presidentin amerikan, Joe Biden, për të diskutuar nëse duhet miratuar kërkesa e Ukrainës për të përdorur armë me rreze të gjatë veprimi kundër caqeve në Rusi.

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha më 14 shtator se Biden “është i vendosur që t’i përdorë katër muajt që i kanë mbetur të mandatit që ta vendosë Ukrainën në pozitën më të mirë të mundshme në mënyrë që të triumfojë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë më herët gjatë javës se Perëndimi do të ishte “në luftë” me Rusinë nëse i lejon Ukrainës të sulmojë me raketa me rreze të gjatë, të prodhuara në Perëndim, ndërkaq Medvedev tha më 14 shtator se Rusia mund ta shkatërrojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, me armë jobërthamore nëse Perëndimi heq kufizimet e tij.

Medvedev, që tani shërben në postin e kryetari të Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, po ashtu tha se Rusia mund të përdorë armë bërthamore./REL

Administrata e Biden kërkon zgjatjen e fondeve ushtarake prej afro 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Nga: A.Sh

Administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të zgjasë autoritetin e "fshirjeve presidenciale" për furnizimin me armë në Ukrainë deri në vitin 2025, në mënyrë që 5.8 miliardë dollarët e mbetur të mund të përdoren përtej vitit fiskal që përfundon më 30 shtator.

Sipas rregullave aktuale, fondet do të skadojnë nëse nuk përdoren deri në atë afat.

Pentagoni po punon me Kongresin për të siguruar zgjatjen, e cila do të lejonte vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Nëse zgjatja nuk jepet, Shtëpia e Bardhë mund të shpallë një paketë të madhe ndihme deri më 1 tetor, por kjo qasje mund të paraqesë sfida logjistike, si mungesa e burimeve të disponueshme.

Ukraina nisi prodhimin e predhave të artilerisë 155 mm, thotë zyrtari

Nga: A.Sh

Ukraina prodhon tashmë municionet e veta të artilerisë 155 mm, tha Oleksandr Kamyshin, i sapoemëruar nga Presidenti Zelensky si këshilltar i jashtëm për çështjet strategjike.

Kamishyn, i cili dha dorëheqjen nga posti i tij si Ministër i Industrive Strategjike gjatë riorganizimit më të madh të qeverisë gjatë kohës së luftës më 4 shtator, i tha medias norvegjeze Nettavisen se prodhimi i materialit mbrojtës në Ukrainë u dyfishua nën udhëheqjen e tij.

"Deri në fund të vitit, do të trefishohet. Ne vazhdojmë të ecim përpara," shtoi Kamishyn.

Ukraina është përpjekur prej kohësh të rrisë prodhimin vendas të municionit për t'u bërë më e pavarur nga partnerët perëndimorë. Në verën e vitit 2023, Ukroboronprom tha se tashmë kishte zotëruar prodhimin e minave me mortaja 82 mm, predha artilerie 122 mm dhe 152 mm, si dhe predha tankesh 125 mm.

Budanov diskuton strategjinë e Rusisë dhe përfshirjen e Koresë së Veriut në takimin YES në Kiev

Nga: A.Sh

Kyrylo Budanov, shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, dha deklarata të shumta gjatë takimit të 20-të vjetor të Strategjisë Evropiane të Jaltës (YES) në Kiev.

Budanov shprehu shqetësim për mbështetjen e rëndësishme ushtarake të Koresë së Veriut për Rusinë, veçanërisht furnizimin e saj me raketa balistike.

Kur u pyet për të renditur vendet që ofrojnë mbështetjen më të madhe ushtarake për Rusinë, Budanov vendosi Korenë e Veriut në krye, duke deklaruar se "Koreja e Veriut do të ishte e para, pastaj nuk do të ketë njeri për një kohë të gjatë dhe pastaj të gjithë të tjerët", duke theksuar të pakrahasueshmen. vëllimi i furnizimeve që ofron Koreja e Veriut.

Ai shtoi se Rusia ka rritur ndjeshëm prodhimin e saj të raketave, duke përfshirë raketat Iskander dhe bombat ajrore të drejtuara.

Në një intervistë tjetër, Budanov tha se Rusia synon t'i japë fund luftës deri në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026, për shkak të krizave të pritshme ekonomike dhe sociale.

Ai vuri në dukje se deri në verën e vitit 2025, Rusia do të përballet me probleme serioze ekonomike dhe mund të detyrohet në mobilizim të mëtejshëm.

"Ata (Rusia) parashikojnë se rreth verës së vitit 2025, ndikimi negativ në ekonomi do të jetë shumë i dukshëm për vendin e tyre," tha Budanov.

Në shkurt 2024, inteligjenca amerikane vlerësoi se që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, Rusia ka shpenzuar deri në 211 miliardë dollarë për operacionet ushtarake në Ukrainë. Lufta i ka kushtuar Rusisë deri në 1.3 trilion dollarë rritje ekonomike të humbur deri në vitin 2026, një burim i pazbuluar në inteligjencën amerikane në një koment për Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat