Meloni përgatitet për takimin me Trump! Kryeministrja italiane do të kërkojë marrëveshje për tarifat!

Bota

Meloni përgatitet për takimin me Trump! Kryeministrja italiane do të kërkojë marrëveshje për tarifat!

Më: 16 prill 2025 Në ora: 08:50
Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Lehtësimi i tarifave dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes do të jenë në krye të agjendës së takimit Meloni-Trump.

Me të mbërritur në Uashington Meloni to të takohet ballë për ballë me Trumpin.

Siç raportojnë mediat e huaja, gjatë takimit me liderin amerikan, Meloni do të ketë parasysh se si të ushtrojë ndikimin e saj tek presidenti republikan, me të cilin është e lidhur ideologjikisht, për të ulur tensionet në lidhje me politikën e tij tarifore dhe për të vepruar si një urë lidhëse midis Brukselit dhe Uashingtonit.

Nëse ia del, do të jetë një fitore e rëndësishme diplomatike për kryeministren italiane, por ekziston edhe rreziku që ajo të kthehet duarbosh.

“Jam e është e vetëdijshme për përmasat e sfidës. Do të bëjmë më të mirën ”, tha Meloni dje.

Çfarë do të sugjerojë Meloni?

Gjatë takimit të saj me Trump, Meloni – e vetmja udhëheqëse evropiane e ftuar në inaugurimin e tij – planifikon të propozojë një eliminim të ndërsjellë të shumicës së tarifave industriale midis BE-së dhe SHBA-së, gjë që do të çonte në praktikë në krijimin e një zone të tregtisë së lirë.

Ndërkohë, Komisioneri i Tregtisë së BE-së, Maros Sefcovic, u kthye nga Uashingtoni pa një pasqyrë të qartë të qëndrimit dhe qëllimeve të palës amerikane, duke vënë në dukje përparimin minimal në negociatat me Shtëpinë e Bardhë për tarifat, një zhvillim që nënvizon se sa i vështirë është misioni i Melonit.

Ndër qëllimet më të arritshme të udhëtimit të saj është të bindë Trump që të pranojë një samit SHBA-BE për tregtinë dhe mbrojtjen, një ide që kryeministri italian kishte dalë pas sulmit të ashpër të presidentit amerikan ndaj homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale në fund të shkurtit.

Tajani: Meloni në SHBA do të jetë një mision paqeje tregtar

Ministri i Punëve të Jashtme Antonio Tajani foli në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Leonardo 2025 për vizitën e Melonit në SHBA.

“Shpresoj që misioni i Kryeministres në Shtetet e Bashkuara të jetë një tjetër mision paqeje tregtar, sigurisht që do të jetë kështu”.

Për Tajanin “nuk duhet të ndalemi përballë vështirësive dhe as të trembemi sepse” për detyrat e shpallura nga Donald Trump “paniku ka bërë më shumë dëm sesa realiteti i gjërave, me shumë tituj dramatikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat