Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se Rusia dhe Ukraina janë afër një marrëveshje për të ndalur luftimet.
“Sapo zbrita në Romë.Një ditë e mirë bisedash dhe takimesh me Rusinë dhe Ukrainën.
Ata janë shumë pranë një marrëveshjeje dhe tashmë të dyja palët pritet të takohen, në një nivel shumë të lartë, për ta ‘përfunduar’ atë. Shumica e pikave kryesore janë rënë dakord.
Ndaloni gjakderdhjen tani. Ne do të jemi kudo që të jetë e nevojshme për të ndihmuar në përfundimin e kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë!”, shkroi Donald Trump në Truth pasi mbërriti në Romë për funeralin e Papës.