BE përgatit ‘planin B’ nëse Trump tërhiqet nga bisedimet për Ukrainën

Bota

BE përgatit ‘planin B’ nëse Trump tërhiqet nga bisedimet për Ukrainën

Më: 1 maj 2025 Në ora: 09:05
Kaja Kallas

Bashkimi Evropian po përgatit një “plan B” se si të mbajë sanksionet ekonomike kundër Rusisë nëse administrata Trump braktis bisedimet e paqes në Ukrainë dhe kërkon afrim me Moskën, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas, për Financial Times të mërkurën.

“Ne shohim shenja se ata po mendojnë nëse duhet të largohen nga Ukraina dhe të mos përpiqen të arrijnë një marrëveshje me rusët sepse është e vështirë”, i tha ajo gazetës FT.

“Ekziston edhe një plan B, por ne duhet të punojmë për planin A; sepse përndryshe përqendrohesh te plani B dhe kjo do të ndodhë”, i tha ajo gazetës.

Ajo ka shtuar se bisedimet ishin duke vazhduar me Uashingtonin dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të siguruar që regjimi i sanksioneve perëndimore të mbahej në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat