Një specie miu që ishte parë vetëm në koleksionet e muzeve, është dokumentuar në natyrë për herë të parë në histori, shkruan IFLScience.
Miu subalpin (Mallomys istapantap) u përshkrua shkencërisht vetëm në vitin 1989, dhe ai i bazuar vetëm në një ekzemplar muze, dhe në tri dekadat e fundit, ai është regjistruar vetëm një herë i gjallë dhe nuk është filmuar kurrë.
Pamjet e vetme që ekzistonin ishin ilustrime të vitit 1995. Por doktoranti çek Frantishek Vejmelka gjatë një ekspedite gjashtëmujore në Papua Guineja e Re, i ndihmuar edhe nga banorët lokalë, eksploruan majën më të lartë Wilhelm, ku u dokumentuan mbi 60 lloje gjitarësh, raporton KosovaPress.
"Pa gjuetarët vendës që më shoqëruan në mal dhe më ndihmuan të gjeja kafshët, nuk do të kisha mundur kurrë t'i mbledh këto të dhëna," tha ai.
Zbulimi kryesor i ekspeditës ishte pikërisht gjetja e miut subalpin në lartësi midis 3200 dhe 3700 metra përmes kamerave gjatë natës.
Vejmelka gjithashtu vuri në dukje një karakteristikë që nuk ishte përmendur më parë.
Ai gjithashtu arriti të masë pesë meshkuj të rritur, pesha e të cilëve ndryshonte midis 995 gramë dhe 1.5 kilogramë.
Gjithashtu u analizua përmbajtja e stomakut, e cila zbuloi se miu ushqehej kryesisht me fier, duke konfirmuar se ishte barngrënës.
Ai gjithashtu vuri në dukje një karakteristikë që nuk ishte përmendur më parë në asnjë burim shkencor për këtë specie - një ngjyrë kafe të kuqërremtë në gjoks tek individët e të dy gjinive të vëzhguara në natyrë.