Cili ishte afati 50-ditor i Trump për Putinin?

Bota

Cili ishte afati 50-ditor i Trump për Putinin?

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 15:17
Trump dhe Putinin

Më 14 korrik, gjatë një takimi në Zyrën Ovale me shefin e NATO-s, Mark Rutte, Trump premtoi tarifa të ashpra për partnerët tregtarë të Rusisë nëse Putini nuk arrinte një marrëveshje me Ukrainën.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të zbatonte tarifa dytësore 100% nëse nuk do të kishte marrëveshje brenda 50 ditësh.

Kjo do të thotë që çdo vend që vazhdon të tregtojë me Rusinë do të përballet me një taksë të madhe për të shitur produktet e veta në SHBA.

Edhe pse Rusia përballet tashmë me sanksione të gjera në perëndim, ajo ende tregton me një mori vendesh, përfshirë Indinë dhe Kinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat