​Portugalia do të njohë shtetin e Palestinës

Bota

​Portugalia do të njohë shtetin e Palestinës

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 16:34
Luis Montenegro

Portugalia planifikon të njohë shtetin e Palestinës "aq shpejt sa në shtator”, raportoi të enjten media lokale.

Zyra e kryeministrit Luis Montenegro tha se nëse plotësohen kushtet "e paraqitura dhe kryesisht të vërtetuara nga shtetet e pranishme" në konferencën e OKB-së, Portugalia mund të njohë shtetin palestinez "sa më shpejt në shtator, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara" në Nju Jork”, raportuan gazetat Diario De Noticias dhe të tjera.

Montenegro do të konsultohet së pari me Marcelo Rebelo de Sousa, presidentin e vendit, dhe partitë në parlament, raporton Anadolu, përcjellë KosovaPress.

Zyra e kryeministrit gjithashtu tha se më parë ka "shpjeguar kushtet ose parakushtet për fillimin e procesit të njohjes", konkretisht "marrëveshjen me një grup vendesh me të cilat kemi mbajtur dialog të përhershëm dhe që kanë marrë pjesë aktive në këtë konferencë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat