Trump kërcënon Indinë me tarifa shtesë për shkak të blerjes së naftës ruse

Bota

Trump kërcënon Indinë me tarifa shtesë për shkak të blerjes së naftës ruse

Më: 4 gusht 2025 Në ora: 23:27
Donald Trump dhe Narendra Modi | Yuichi Yamazaki

Donald Trump ka kërcënuar të rrisë “ndjeshëm” tarifat kundër Indisë për shkak të blerjes së naftës nga Rusia, ka raportuar BBC.

“Atyre [India] nuk u intereson se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga Makineria Ruse e Luftës”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij online, Truth Social, të hënën.

India është aktualisht ndër blerësit më të mëdhenj të naftës ruse. Ajo është bërë një treg i rëndësishëm eksporti për Moskën pasi disa vende evropiane ndërprenë tregtinë kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Trump nuk specifikoi se cila do të ishte tarifa e re, por ajo vjen vetëm disa ditë pasi ai zbuloi një taksë të madhe prej 25% ndaj Indisë.

Delhi e quajti paralajmërimin e Trump “të pajustifikuar dhe të paarsyeshëm”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat