Mijëra qytetarë nga Koreja e Veriut dërgohen për të punuar në Rusi, në kushte që ngjajnë me skllavëri, për të zgjidhur mungesën e punësimit, e përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës.
Moska shpesh ka kërkuar ndihmë nga Pheniani për sulme ajrore, artileri dhe ushtarë. Tani, me shumicën e burrave rusë të vrarë, të mobilizuar apo të arratisur, agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut i thanë BBC-së se Moska po mbështetet gjithnjë e më shumë te punëtorët nga Korea e Veriut.
Ne intervistuam gjashtë punëtorë koreano-veriorë, që janë arratisur nga Rusia që nga nisja e luftës, së bashku me zyrtarë qeveritarë, studiues dhe ata që kanë ndihmuar në shpëtimin e tyre.
Ata përshkruan se punëtorët po përballen me kushte “absolutisht të tmerrshme” dhe se autoritetet koreano-veriore po forcojnë kontrollin për t’i ndaluar ata të ikin.