​Trump kërkon një samit më 22 gusht me Putinin dhe Zelenskyn

Bota

​Trump kërkon një samit më 22 gusht me Putinin dhe Zelenskyn

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 11:34
Trump dhe Putin

Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të mbajë shumë shpejt një samit me Putinin dhe Zelenskyn.

Ai kërkon që ky samit të zhvillohet të premten, më 22 gusht.

Dy burime të informuara ia thanë këtë korrespondentit të ”Axios” në Uashington, Barak Ravid.

Trump dhe Putin zhvilluan bisedime të drejtpërdrejta në Alaskë, të cilat zgjatën dy orë e 45 minuta, shkruan ANSA.

Ata shoqëroheshin në këtë takim nga këshilltarët e tyre më të lartë.

Sidoqoftë, samiti përfundoi pa asnjë marrëveshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat