Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë “eliminuar” udhëheqjen mbrojtëse të regjimit iranian në atë që e quan “sulmi i parë” i sulmeve, shkruan BBC.
Sipas një postimi në mediat sociale, kjo përfshin Ali Shamkhani-n, këshilltar për çështjet e sigurisë, Mohammad Pakpour-in, komandantin e Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane, dhe Aziz Nasirzadeh-un, ministër i mbrojtjes.
Në postimin e saj, IDF ndan imazhe dhe profile të këtyre tre zyrtarëve, dhe të tjerëve që pretendon se i ka eliminuar.
Nuk përmendet Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei - Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më parë tha se kishte “shenja në rritje” se ai ishte “zhdukur”.