Trump përshëndet arkivolet e ushtarëve amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit

Bota

Trump përshëndet arkivolet e ushtarëve amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit

Nga: H.O. Më: 7 mars 2026 Në ora: 23:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti Donald Trump përshëndet me nderim ndërsa trupat e ushtarëve amerikanë kthehen në atdhe, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Siç kemi raportuar, presidenti amerikan Donald Trump ka qenë në Delaware për të dëshmuar kthimin e trupave të ushtarëve amerikanë që u vranë në luftën SHBA–Izrael kundër Iranit.

Sapo janë publikuar disa pamje ku Trump shihet duke përshëndetur me nderim arkivolet e mbuluara me flamurin amerikan, ndërsa ato nxirren nga një aeroplan dhe mbahen nga ushtarët në Dover Air Force Base.

Image

Kjo ceremoni, e njohur si “dignified transfer”, është një nga momentet më solemne në ushtrinë amerikane, kur trupat e ushtarëve të vrarë në mision kthehen në tokën amerikane.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat