Netanyahu urdhëron ushtrinë të “sulmojë me forcë” objektivat e Hezbollahut në Liban

Bota

Netanyahu urdhëron ushtrinë të “sulmojë me forcë” objektivat e Hezbollahut në Liban

Nga: H.O. Më: 25 prill 2026 Në ora: 20:29
Ilustrim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka urdhëruar Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të “sulmojnë me forcë objektivat e Hezbollahut në Liban”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Të shtunën, IDF ka lëshuar një numër deklaratash në Telegram duke akuzuar Hezbollahun për shkelje të një armëpushimi të rënë dakord midis Izraelit dhe Libanit.

Si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i tha Fox News se të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk do të shkojnë më në Pakistan për bisedime.

“Kemi të gjitha kartat. Ata mund të na telefonojnë kur të duan, por ju nuk do të bëni më fluturime 18-orëshe duke ndenjur ulur e duke folur për asgjë”,mësohet të ketë thënë Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat