Kallas: Nuk do të jemi ndërmjetës neutral mes Ukrainës dhe Rusisë

Bota

Kallas: Nuk do të jemi ndërmjetës neutral mes Ukrainës dhe Rusisë

Më: 28 maj 2026 Në ora: 19:12
Kaja Kallas

Bashkimi Evropian nuk do të përpiqet të luajë rol ndërmjetësues mes Ukrainës dhe Rusisë dhe as të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara në procesin e paqes, ka deklaruar shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Çështja e emërimit të një të dërguari special të BE-së për bisedimet me Rusinë ka qenë në qendër të diskutimeve mes ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në një takim informal në Qipro.

“Një gjë është shumë e qartë: Evropa nuk do të jetë kurrë ndërmjetës neutral mes Rusisë dhe Ukrainës, sepse ne jemi në anën e Ukrainës dhe po mbrojmë interesat tona të sigurisë,” ka thënë Kallas.

Ajo ka theksuar se BE-ja nuk mund të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, pasi qëndrimi i saj është i qartë në mbështetje të Ukrainës.

Kallas ka deklaruar se BE-ja nuk synon të zëvendësojë SHBA-në në procesin e paqes, por të veprojë në mënyrë plotësuese.

“Ne nuk po vijmë në vend të Shteteve të Bashkuara, por po adresojmë çështjet që ato nuk i kanë trajtuar në këto bisedime,” ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se BE-ja duhet të fokusohet në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët për kushtet dhe vijat e kuqe në negociata, përfshirë mosnjohjen e territoreve të pushtuara, ndalimin e sulmeve dhe sabotimeve, si dhe çështje të tjera të sigurisë dhe të drejtave të Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat