Vdes një 41-vjeçar nga Salvadori në qendrën e ndalimit të emigrantëve në New Jersey

Bota

Vdes një 41-vjeçar nga Salvadori në qendrën e ndalimit të emigrantëve në New Jersey

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 09:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 41-vjeçar nga Salvadori ka vdekur në qendrën e ndalimit të emigrantëve Delaney Hall në New Jersey, ka konfirmuar Shërbimi Amerikan për Emigracion dhe Dogana.

Sipas autoriteteve, Edwin Lopez-Cornejo pësoi një emergjencë shëndetësore dhe u dërgua në spital, ku më pas ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Familjarët dhe organizatat për të drejtat e emigrantëve pretendojnë se ai vuante nga disa sëmundje kronike dhe nuk kishte marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ngjarja ka nxitur protesta dhe kërkesa për hetim, ndërsa është vdekja e dytë në këtë qendër brenda tetë muajve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat