Pogaçar kampion i ri i “Tour de France 2025”, Van Aert merr fitoren prestigjioze në Paris

Çiklizëm

Pogaçar kampion i ri i “Tour de France 2025”, Van Aert merr fitoren prestigjioze në Paris

Nga: K. Goca Më: 27 korrik 2025 Në ora: 20:08
Tadej Pogaçar, foto Reuters

Çiklisti slloven Tadej Pogaçar është kampion i ri i edicionit të 112-të të “Tour de France 2025”.

Në një kohë me shi por në një atmosferë madhështore në Paris, Pogaçar feston titullin e katërt të kësaj gare prestigjioze. 

Etapa e fundit përkatësisht e 21-të u mbajt në relacionin Mantes la Ville-Paris, me gjatësi të shtegut 132,3 kilometra.

“Një spektakël pasoi me një ngjitje të trefishtë mbi Montmartre, ku Wout van Aert ishte më i mirë (në etapën e 21-të) se fituesi i fanellës së verdhë dhe mbreti që fitoi për herë të katërt këtë garë.

Tadej Pogaçar është fituesi i madh i maratonës trejavore në garën më të madhe dhe më të rëndësishme të çiklizmit në botë. Një tjetër sukses i madh, fitorja e 104-të në karrierën e tij, për çiklistin nga Klanec pri Komenda, i cili po hyn në radhët e legjendave të çiklizmit, edhe pse është vetëm 26 vjeç”, shkruan mediumi slloven “Sport.slo”.

“Për shkak të shiut dhe rrugëve të lagura në Paris, organizatorët, në përputhje me rregullat, neutralizuan kohët për totalin prej 50 kilometra, ose tre xhiro, që përfshinte ngjitjen olimpike mbi Montmartre”, shkruan më tej.

“Pogaçar përfundimisht kaloi vijën e finishit i 4-ti dhe festoi një triumf të ri të përgjithshëm, pasi kishte dominuar edicionet e viteve 2020, 2021”, shkruan “Letour”.

Etapa e 21-të – e fundit

1. Wout Van Aert (Team Visma | Lease A Bike) 03h 07' 30
2. Davide Ballerini (Xds Astana Team) 00h 00' 19
3. Matej Mohoriç (Bahrain Victorious) + 00h 00' 19
4. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates XRG) + 00h 00' 19
5. Matteo Jorgenson (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 00' 26
6. M.atteo Trentin (Tudor Pro Cycling Team)  + 00h 00' 38
7. Arnaud De Lie (Lotto) + 00h 01' 14
8. Kevin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 01' 14
9. Mike Eunissen (Xds Astana Team) + 00h 01' 14
10.  Dylan Teuns (Cofidis) + 00h 01' 14'    

Renditja  e përgjithshme

1. Tadej Pogaçar (Uae Team Emirates Xrg) 76h 00' 32''
2. Jonas Vingegaard (Team Visma | Lease A Bike) + 00h 04' 24''
3. Florian Lipowitz (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 11' 00''
4. Oscar Onley (Team Picnic Postnl) + 00h 12' 12''
5. Félix Gall (Decathlon Ag2r La Mondiale Team) + 00h 17' 12''
6. Tobias Johannessen (Uno-X Mobility) + 00h 20' 14''
7. Kévin Vauquelin (Arkea-B&B Hotels) + 00h 22' 35''
8. Primozh Rogliç (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 25' 30''
9. Ben Healy (Ef Education – Easypost) + 00h 28' 02''
10. Jordan Jegat (Totalenergies)+ 00h 32' 42''

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat