Çiklisti belg Remco Evenepoel tregoi edhe një herë se është mbreti i garave kundër kohës. Ai fitoi etapën e 16-të të “Tour de France 2026”, një kronometër prej 26.1 kilometrash nga Evian-les-Bains deri në Thonon-les-Bains.
Evenepoel, kampion olimpik, botëror dhe evropian në këtë disiplinë, përfundoi me kohën 32:19 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 48.4 km/h. Kjo ishte fitorja e tij e dytë radhazi në Tour, pasi më parë triumfoi edhe në ngjitjen e Plateau de Solaison.
Belgu i Red Bull–Bora–Hansgrohe la pas liderin e garës Tadej Pogačar me 28 sekonda, por slloveni vazhdon të mbajë fanellën e verdhë dhe mbetet favorit për të fituar Tour-in për herë të pestë.
Tadej Pogaçar mbetet lider.
Remco Evenepoel në vendin e dytë, me 4:32 minuta diferencë dhe Isaac Del Toro në vendin e tretë, +6:51.
“Tour de France 2026” vazhdon të mërkurën me etapën e 17-të: 175 kilometra nga Chambéry në Voiron, një etapë e përshtatshme për shkëputje, para tri etapave të vështira malore me përfundime në ngjitje, përfshirë dy herë Alpe d’Huez, para finales në Paris më 26 korrik.
Etapa e 16-të
1. Remco Evenepoel (Red Bull - Bora - Hansgrohe) 00h 32' 19
2. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) + 00h 00' 28
3. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) 00h 01' 04
4. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 01' 16
5. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 01' 21
6. Mattia Cattaneo (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 01' 42
7. Thymen Arensman (Netcompany Ineos Cycling Team) + 00h 01' 47'' - -
8. Bruno Armirail (Team Visma | Lease A Bike + 00h 01' 55
9. Pablo Castrillo (Movistar Team) + 00h 02' 00
10. Joshua Tarling (Netcompany Ineos Cycling Team) + 00h 02' 02
Renditja e përgjithshme
1. Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates XRG) 56h 14' 18
2. Remco Evenepoel (Red Bull - Bora – Hansgrohe) + 00h 04' 32
3. Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) + 00h 06' 51
4. Paul Seixas (Decathlon CMA CGM Team) + 00h 07' 11
5. Juan Ayuso (LIDL-TREK) + 00h 09' 22
6. Mattias Skjelmose (LIDL-TREK) + 00h 10' 14
7. Lenny Martinez (Bahrain Victorious) + 00h 12' 50
8. Tom Pidcock (Pinarello-Q36.5 PRO Cycling Team) + 00h 12' 58
9. Jordan Jegat (Totalenergies) + 00h 22' 50''
10. Yannis Voisard (Tudor Pro Cycling Team) + 00h 24' 18