Do të mbahet gara “Criterium Prishtina 2026”

Çiklizëm

Do të mbahet gara “Criterium Prishtina 2026”

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 15:15
Logo e garës “Criterium Prishtina 2026”

Federata e Çiklizmit e Kosovës njofton qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik se të shtunën, më 7 nëntor 2026, nga ora 08:30 deri në 12:00, do të bëhet mbyllja e përkohshme e një segmenti të Rrugës B në Prishtinë, për shkak të organizimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina 2026”, edicioni i parë.

Segmenti i Rrugës B, nga rrethrrotullimi në lidhje me Rrugën A deri te rrethrrotullimi i Maxi 24, do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve gjatë kësaj periudhe.

Rrethrrotullimi te Maxi 24 nuk do të bllokohet, ndërsa shiriti i brendshëm i tij do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

Për të shmangur ngarkesën në trafik dhe vonesat e mundshme, qytetarëve u rekomandohet të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes Bregut të Diellit.

Federata e Çiklizmit e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, me qëllim të garantimit të sigurisë së garuesve dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti sportiv.

Njëkohësisht, qytetarët ftohen të mbështesin garën “Criterium Prishtina 2026” dhe zhvillimin e çiklizmit në kryeqytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat